Nëna e një djali 18-muajsh dhe ish-partneri i saj janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tij.
Alfie Phillips u rrah dhe u mbyt, duke pësuar 70 lëndime në trupin e tij, përfshirë “një mori mavijosjesh” dhe brinjë të thyera, krahë dhe këmbë, në atë që prokurorët e përshkruan si një natë “disipline të dhunshme”.
Nëna e tij 27-vjeçare, Sian Hedges, dhe ish i dashuri i saj 35-vjeçar Jack Benham, kishin pirë uiski dhe kishin konsumuar kokainë. Gjurmët e drogës së klasit A u gjetën në trupin e Alfiet, u tha në gjykatë, raporton Skynews.
Dyshja u gjet fajtore për vrasjen e vogëlushit në karvanin e Benham në Hernhill më 28 nëntor 2020.
Në fjalët e tij të dënimit, gjykatësi tha se Alfie pësoi “dhimbje të paimagjinueshme” në “sulmin e furishëm”.
Ata të dy u dënuan me burgim të përjetshëm, me Benhamin me një afat minimal prej 23 vjetësh, ndërsa Hedgesit iu dha afati minimal prej 19 vjetësh.
Benham pretendoi se ai dhe Hedges kishin pirë, biseduar dhe parë video në YouTube në një mbrëmje “thjesht normale” përpara se Alfie të vdiste.


