Një person është arrestuar pasi që nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase e huaj) me të cilën bashkëjeton.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:30 në veri të Mitrovicës.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.