Lajme

Nën ndikim të alkoolit pengoi punën e policëve, arrestohet shtetasi i huaj në Gjakovë

09/02/2025 10:05
nga:G B

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.