Tashmë kualifikimi i garantuar për Kupën e Botës Katar 2022, gjermani Hansi Flick vendosi të kursejë portierin Manuel Neuer (Bayern Munich) dhe mesfushorin Marco Reus (Dortmund) në ndeshjen e nesërme kundër Armenisë.
Titullar në gol do të jetë Ter Stegen (Barcelona), ndërsa Kai Havertz (Chelsea) do të jetë në vend të Reus, siç njoftoi Flick në konferencën për shtyp, transmeton GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Leon Goretzka u lëndua në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit (9-0). Ndërsa Sule, Kimmich, Gnabry, Musiala dhe Adeyemi janë të infektuar me Covid-19.
/GazetaBlic Sport/


