Lajme

Nën kërcënimin e armës, i grabiten para një recepsionisti në Prishtinë

12/27/2025 10:07
nga:Sh R

Një grabitje e armatosur është raportuar ditën e djeshme në rrugën Çagllavicë-Llapnasellë të rajonit të Prishtinës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, ankuesi ka njoftuar se derisa po punonte në vendin e tij të punës si recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia ka grabitur një shumë parash.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, teksa Policia bën të ditur se rasti po hetohet.