Nën kërcënimin e armës një gruaje në Prishtinë, i’u është grabitur një shumë e të hollave nga dy persona.
Sipas njoftimit, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan GazetaBlic.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale për rastin.
Po ashtu, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘‘GRABITJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Enver Maloku, Prishtinë 21.01.2025 –12:10. Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së.