Sporti

Nelson Hysa do të sfidojë Tyson Furyn

06/06/2026 17:21
nga:Mergim Rreci

Pas duelit mes Kristian Prengës dhe britanikun Antony Joshua më 25 korrik pritet që një tjetër boksier shqiptar të përballet me një emër të njohur të ringut profesionist.

Mësohet se Nelson Hysa i pamposhturi i peshave të rënda ka siguruar një përballje me Tyson Fury.

Nuk ka detaje të tjera nga kjo sfidë, por duket se këtë përballje do ta ndjekim në ring.

41-vjeçari Nelson Hysa ka fituar 22 nga 24 duelet e zhvilluara me nokaut.

Në anën tjetër britaniku Tyson Fury, i cili renditet në vendin e katërt në peshat e rënda është rikthyer në ring pas një mungese të shkurtër dhe kërkon sërish majat në moshën 37-vjeçare.

Në 35 sfida në karrierën e tij ka vetëm 2 humbje, të dyja me kampionin absolut të Botës, Oleksandr Usyk.

Nelson Hysa ka mundësinë e jetës për të treguar forcën e tij.