Lajme

Negociatori ukrainas thotë se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim në negociata me Rusinë

03/18/2022 19:07
nga:Astrit Gashi

Anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, Mykhailo Podolyak,ka thënë se se Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

Më herët, delegacioni rus tha se ka përparim në negociata sa i takon demilitarizimit të Ukrainës.

“Statusi i negociatave. Deklaratat e palës ruse janë vetëm qëndrime që ata i kërkojnë. Të gjitha deklaratat synojnë, ndër të tjera, të provokojnë tensione në media. Qëndrimet tona janë të pandryshuara. Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”, ka thënë Podolyak.