Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i tha të dërguarit të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellog se Bashkimi Evropian dëshiron të “punojë së bashku me SHBA-në për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të ndihmuar në sigurimin e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme që Ukraina dhe populli i saj me të drejtë meritojnë”, sipas një leximi të lëshuar nga zyra e saj.
Takimi mes Kellog dhe Presidentes së Komisionit Evropian është zhvilluar paralelisht me takimin e delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad të Arabisë Saudite ku po diskutohen raportet amerikano -ruse por edhe lufta në Ukrainë pa praninë e Kiyvit.
Von der Leyen gjithashtu i prezantoi Kellogg “planet e Evropës për të rritur prodhimin dhe shpenzimet e mbrojtjes, duke përforcuar aftësitë ushtarake evropiane dhe ukrainase”.
“Duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, Presidentja përsëriti se çdo rezolutë duhet të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, të mbështetur nga garanci të forta sigurie”, thuhej në njoftim.
“Siç e bëri të qartë Presidentja: tani është një moment kritik,” theksohet në njotimin e Komisionit Evropian.


