Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po qëndrojnë në Londër së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Mendoj se kemi shumë karta në dorë”, tha Macron gjatë takimit, raporton BBC..
“Fakti që ukrainasit po rezistojnë në këtë luftë”, shtoi ai . “Ekonomia ruse po fillon të vuajë, sidomos pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së”.
Merz ndërkaq, tha: “Jam skeptik për disa nga detajet që po shohim në dokumentet që vijnë nga ana e SHBA-së – por duhet të flasim për këtë”.
“Prandaj jemi këtu”.


