Fit&Sexy

Neglizhenca ndaj shkaktarëve në lidhje mes alergjive dhe sëmundjeve të zemrës/ Flasin kardiologët në Kosovë

05/09/2024 14:59
nga:N K

Një studim i fundit, tregoi për një lidhje mes alergjive dhe rrezikut të të sëmundjeve karidovaskulare.

Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua kardiologu Arlind Batalli ku tregon se ka disa shkaktarë që deri më tani kanë qenë të pavlerësuar në lidhje midis alergjive dhe sëmundjeve të zemrës.

Disa studime kanë gjetur se ndieshmëria ndaj alergjeneve të zakonshme ushqimore si qumështi, kikirikët etj. mund të jetë një shkak i rëndësishëm dhe i pavlerësuar deri më tani i sëmundjeve të zemrës, megjithatë nuk është listuar si faktor risku”, deklaroi ai.

Tutje ai foli për mekanizmat potencial që lidhen alergjitë me sëmundjet kardiovaskulare.

“Mekanizmat pontecial që lidhin alergjitë me sëmundjet Kardiovaskulare janë aktiviteti i shtuar i sistemit imunitar që ka për pasojë lirimin e ndërmjetësve proinflamatorë, që lidhen me patogjenezën e aterosklerozës dhe ndodhit tjera patofiziologjike”, tha ai.

Tutje poashtu kardiologu tregon për rolin e inflamacionit në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare të personave me alergji.

“Inflamacion si nocion i gjerë i përgjegjejes imununitare, është faktor kyq në zhvillimin e aterosklerozes”, u shpreh ai.

Më tej, Batalli shpjegon manifestimet kardiovaskulare dhe përfshirjën e tyre.

“Manifestimet kardiovaskulare të reakcioneve të forta alergjike(reakcioni anafilaktik) përfshijnë hipotension dhe shokun sistemik , aritmit kardiake, dhe arrestin kardiak”, theksoi ai.

I pyetur se a mund të ketë ndonjë efekt rritje e histaminës në trup në shëndetin kardiovaskular të pacientëve me alergji, tha se ajo ka funksion negativ.

“Histamina ka veprim inotrop negativ në zemer duke deprimuar funksionin kardiak”, potencoi ai.

Për në fund kardiologu Batalli flet për strategjitë e menaxhimit të alergjive tek personat me sëmundje të zemrës.

“Nuk ka strategji te veçantë të trajtimit të pacienteve me alergji dhe sëmundje kardiovaskulare, vetem se duhet vëmendje pasi disa medikamente si mund të nxisin apo perkeqësojn alergjin, andaj trajtimi duhet të jete multidiciplinor, si alergologu, kardiologu dhe pulmologu”, përfundoi kardiologu Arlind Batalli.

Lidhur me këtë çështje foli dhe kardiologu, Vigan Mahmutaj, ku tha se individët që kanë histori të asmës ose alergjive, janë më të rrezikur për të pasur sëmundje të zemrës.

“Individët që kanë histori të astmës ose alergjive, mund të kenë  rrezik të shtuar për zhvillim të presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës”, deklaroi ai.

Tutje ai tregon se si personat mund të pësojnë infarkt akut si rezultat i reaksionit alergjik.

“Përveç këtyre rastëve kur ekspozimi kronik ndaj alergjenëve e rritë rrezikun për hipertension dhe sëmundje koronare të zemrës, në raste të rralla pacientët mund të pësojnë infarkt akut të miokardit si rezultat  i rekasionit alergjik. Ky fenomen njihet me emrin Sindroma Kounis dhe shfaqët në 3.4 % të pacientëve me alergji”, tha ai.

Tutje Mahmutaj tha se në sëmundjet kardiovaskulare ndikojnë edhe medikamentet që përdoren për sëmundjet alergjike.

”Medikamentet që përdorën për trajtim të sëmundjeve alergjike siç janë antihistaminet, steroidet dhe dekongjestantet nazal ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskularë duke rritur presionin e gjakut, rritjen e rrahjeve të zemrës”, u shpreh ai.

Më tej kardiologu tregon strategjitë për të shmangur rrezikun ndaj sëmundjeve alergjike dhe për të ulur frekuencën e tyre.

“Të mbahën dyert dhe dritaret të mbyllura dhe të përdoret kondicioner gjatë sezonit të polenit.Të ndërroni rrobat dhe bëni dush pasi të ktheheni nga jashtë.Antihistaminet kanë efekt edhe dekongjestues dhe janë më të sigurt për zemrën sesa dekongjestantët tjerë të grupit të efedrinëve”, theksoi ai.

Për në fund kardiologu Vigan Mahmutaj thotë se individët me histori të çrregullimeve alergjike midis moshës 18 dhe 57 vjeç kanë një rrezik më të lartë për të pasur presion të lartë të gjakut. Rrezik më të lartë për sëmundje koronare të zemrës kanë personat midis moshës 39-57 vjeç dhe të gjinisë meshkullore. Astma, nga sëmundjët alergjike,kontribon më shumë në rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

/GazetaBlic/

Ndikimi i çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit tek të rriturit/ jep detajet psikologia Frrokaj