Zv.Presidenti i Juventus, Pavel Nedved i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë portierit të skuadrës, Wojciech Szczesny.
Pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë, sanksione të shumta në të gjitha sferat nisën ndaj rusëve.
Edhe në sport, situata qëndron njësoj. Sportistë, kombëtare, skuadra e institucione të ndryshme kanë distancuar Rusinë. Szczesny ishte një nga ta.
Portieri i Polonisë është shprehur se nuk dëshiron të luajë ndaj Rusisë, në Play Off kualifikueset e botërorit.
Vendimit të portierit të Juventus i ka dhënë mbështetje edhe zv.Presidenti i Juves, Pavel Nedved.
“Ne kemi biseduar për këtë marrëveshje. E kuptoj plotësisht Wojciech. Është e vështirë kur të prek në nivel personal”, ka thënë Nedved.
“Ne e pyetëm nëse është gati të luajë dhe ai tha se po”, shtoi çeku.
Përveç Polonisë, edhe kombëtarja e Çekisë ka refuzuar të luajë kundër Rusisë.


