Euro2024

Nedim Bajrami thyen rekordin që mbahej prej 20 vitesh

06/16/2024 11:14
nga:Lorik J

Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane. Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë!

Dule vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve. Rekordi i mëparshëm i përkiste vitit 2004, në ndeshjen mes Rusisë dhe Greqisë. Sfidë ku Dmitri Kirichenko realizonte pas 65 sekondash.

Në listën e 5 golave më të shpejtë në Europian bëjnë pjesë edhe suedezi Emil Forsberg. Me golin e shënuar ndaj Polonisë (01:22 ) në 2021.

Danezi Yussuf Poulsen me golin e shënuar në po të njëjtin vit kundër Belgjikës (01:39 ). Si dhe polaku Robert Lewandowski me golin e shënuar në 2016 përballë Portugalisë (01:40 ).

Një rekord i jashtëzakonshëm që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, pasi bëhet fjalë për një kohë të pabesueshme për ndeshje të një niveli të tillë. Goli i Bajramit ishte i dyti për Shqipërinë në finalet e një Europiani pas atij të Armando Sadikut në 2016.

/ss