Sporti

Nedim Bajrami shumë i kërkuar nga klubet e Serie A, Empoli cakton çmimin e tij

01/05/2022 23:52
nga:Mergim Rreci

Nedim Bajrami po zhvillon paraqitje shumë të mira këtë sezon në Seria A.

Kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet e tjera, të cilat kanë shprehur pëlqimin për shqiptarin.

Sassuolo është ndër ato ekipe që do të përfitojë nga shërbimet e Bajramit, megjithatë përballë ka një pengesë jo të vogël. Empoli e vlerëson lojtarin plot 12 milionë euro. Një shifër jo e vogël për një ekip si Sassuolo.

Megjithatë sezoni është i gjatë dhe ky çmim mund të rritet përsëri sepse Bajrami ka treguar rritje ndeshje pas ndeshjeje.