Lajme

Në zonën 80km/h voziti dyfish, shoferit nga Gjilani i merret patentë shoferi dhe gjobitet 300 euro

02/09/2024 08:12
nga:N K

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtëdhjetë (160) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.