Lajme

Në Vushtrri gjenden 1500 litra vaj ‘pa letra’ inspektorët bëjnë këtë veprim

03/11/2022 10:05
nga:N M

Zyrtarë të komunës së Vushtrrisë kanë njoftuar se pa rritjes së çmimeve të vajit kanë kryer dhjetëra kontrolle në marketet në këtë qytet, e ku ka gjetur në disa prej tyre mijëra litra vaj që nuk kanë pasur dokumente, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi, inspektorët e tregut kanë detyruar disa markete që vajin që nuk posedon fatura të furnizimit ta largojnë nga tregu i shitjes.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në informatat në lidhje me ngritjen e çmimeve të artikujve ushqimor, veçanërisht ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, inspektorët e tregut kanë realizuar dhjetëra inspektime nëpër subjekte afariste në Komunën e Vushtrrisë, kryesisht në qendrat tregtare.
Gjatë inspektimit është konstatuar shkelje; mungesë e faturave të furnizimit për 1500 litra vaj.
Në bazë të ligjeve në fuqi inspektorët kanë detyruar subjektet afariste që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes.
Drejtoresha e Drejtorisë për Inspektime, znj. Shqiponje Hajdari-Mikushnica, u bën thirrje të gjitha bizneseve që të veprojnë në përputhje me rregullat ligjore që e rregullojnë fushën e tregut, në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksionet e parapara me ligj.
Shqiponje Hajdari-Mikushnica
Drejtoreshë e Drejtorisë për Inspektime, Vushtrri