Me vaksinën antiCOVID deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në komunën e Vitisë, përcjell GazetaBlic.
Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç, njofton drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli.
Postimi i saj i plotë:
Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinën anticovid.
Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë.
Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç.
Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.
Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës.
Kina pranon zyrtarisht efektivitetin e ulët të vaksinave të saj kundër koronavirusit