Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin në lagjen Veternik, ku janë sekuestruar 2 kilogramë drogë, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi për media, Prokuroria thotë se janë në zhvillim të aksionit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë Substancë Narkotike.
Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kapen mbi 2 kilogramë kokainë në Veternik, Antidroga vazhdon aksionin