Lajme

Në Turqi filluan bisedimet mes Ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë

03/10/2022 10:03
nga:Astrit Gashi

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar sot në Turqi me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Takimi ka filluar”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Fillimin e takimit mes palëve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko.

“Në Antalia kanë nisur bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës, Turqisë dhe Federatës Ruse për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës”, ka shkruar ai.

Takimi mes Lavrovit dhe Kulebas është takimi i parë i nivelit të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.

Ky takim pritet të zgjasë rreth 90 minuta.

Takimi po ndërmjetësohet nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.