Një pjesë e fushave të Terbovcit të Lipjanit është raportuar se është përfshirë nga zjarri të shtunën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, përveç në disa vende ku është e pamundur intervenimi.
Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori.


