Sporti

Në stilin “Van Basten”, Benjamin Sesko shënoi dje një nga golat më të bukur të këtij sezoni

09/28/2022 08:40
nga:L J

Benjamin Sesko, lojtari i Sllovenisë ka shënuar mbrëmë një eurogol ndaj Suedisë në stilin “Marco van Basten”.

Sensacioni slloven shënoi golin e parë në ndeshjen e Ligën e Kombeve në mënyrë të jashtëzakonshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Në minutën e 28-të, Petar Stojanovic bëri një pasim të bukur për Sesko, i cili lëshoi predhën në portën kundërshtare.

Goli i Seskos ka një ngjashmëri të madhe me golin legjendar të Van Basten në Euro 98.

Goli i tij, megjithatë, nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar Sllovenisë, pasi Emil Forsberg barazoi pak para pushimit.

Më poshtë keni golin e Sesko: