Ka vdekur në Spitalin e Pejës personi i burgosur me inicialet H.M., Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i njëjti ka qenë vazhdimisht në trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes që kishte.
“Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Express.
Lexo Edhe:
Ja çfarë shkatërron sëmundjen e prostatës! Meshkuj, lexoni këtë
Si ndryshoi çmimi i picave në Evropë?
Autopsia do ta vërtetojë shkakun e vdekjes.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se në orën 19:30, në Spitalin e Pejës, është konstatuar vdekja e të burgosurit, H.M.
I njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.
Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.
Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!
Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.