Lajme

Në spitalin e Pejës po trajtohen katër pacientë me COVID 19, të gjithë të pa vaksinuar

11/11/2021 12:24
nga:N M

Në spitalin e Pejës po trajtohen katër pacientë më COVID 19, e ku njëri nga ta është në oksigjeno-terapi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyrtar të këtij spitali.

Në njoftim janë dhënë statistika edhe për repartet tjera dhe shërbimet që janë kryer në këtë spital në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 471 Vizita Specialistike;
– 41 Pranime;
– 226 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 4 Lindje, 3 djem dhe 1 vajzë;
– 12 Operacione;
– 36 Hemodializa;
– Analiza: 299 pacientë që kanë bërë 4,089 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 35 Ultra zëra, 14 CT-ja dhe 7 Mamografi;
– 40 procedura fizioterapie;
– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

Dua Lipa ia kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave