Lajme

Në spitalin e Pejës 24 pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e COVID 19

09/17/2021 11:34
nga:N M

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur gjendjen e pacientëve të prekur me COVID 19 që po trajtohen në këtë spital, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre janë 122 pacientë të shtrirë ku nga ta 96 janë në oksigjeno terapi.

Në 24 orët e fundit shtatë pacientë janë pranuar të infektuar me virusin, përderisa 16 janë shëruar nga COVID 19.

Njoftimi i plotë:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 16.09.2021:
✓122 pacientë janë të shtrirë;
✓96 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 7 pacientë janë në CPAP;
✓ 24 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓ 16 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;
✓ 7 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;
Mbroje vetën vaksinohu.

Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë