Lajme

Në spitalet e Kosovës bie numri i pacientëve me COVID-19

03/24/2022 09:59
nga:Astrit Gashi

Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19.

Sipas njoftimit thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 2 pacientë me COVID-19.

“Në QKUK 9 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë , Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.