Sporti

Në Spanjë janë të sigurt, Haaland ndryshon skuadër në vitin 2025 dhe transferohet në LaLiga

03/29/2024 08:29
nga:E K

Erling Haaland do të ndryshojë ambient në vitin 2025. Ky është lajmi i bujshëm që publikon “Mundo Deportivo”, që e jep të sigurt se norvegjezi do të transferohet te Barcelona.

Edhe pse pjesa më e madhe e priste Haaland në Madrid, “Mundo Deportivo”, thekson se Barça do të rritet financiarisht vitin e ardhshëm dhe do të ketë mundësinë për të shpenzuar për një lojtar si 23-vjeçari.

Në këtë formë, Barcelona do t’i kundërpërgjigjej Realit që është shumë pranë firmës me Kylian Mbappe, për të nisur kështu një tjetër rivalitet si ai i periudhës mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky lajm i merkatos me Manchester Cityn që nga ana e saj do të tentojë të rezistojë për një lojtar që ëshë shndërruar në një element thelbësor për lojën e Pep Guardiolës.