Lajme

“Në siguri s’lejohen blofet e populizmat nga Qeveria”/ Bekë Berisha: Rrezikshmëria për sulme nga Serbia është e lartë

12/24/2023 13:55
nga:G B

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha, ka folur për paralajmërimet për sulme të reja nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, pas sulmit terrorist të Banjskës, që ndodhi tre muaj më parë në veri të vendit.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se rrezikshmëria është e lartë dhe në ngritje për sulme të ngjashme, derisa e kemi pasur atë sulm në veri.

Përderisa kemi pasur një sulm në veri, ka rrezik të përsëritjes së sulmeve të ngjashme. Mund të them se rrezikshmëria është e lartë dhe në ngritje, sipas raporteve inteligjente”, thekson deputeti.

Por, a është Kosova e përgatitur për sulme terroriste të llojit çfarë kemi pasur më herët?

Berisha thotë se duhet pasur informacione të sakta nga inteligjenca e raporte të mira me KFOR-in.

“Është e rëndësishme të kemi informacion të saktë nga inteligjenca. Është me rëndësi të kemi raporte dhe të ndjekim një strategji të përbashkët me forcat e KFOR-it, sidomos ato amerikane”, vlerëson deputeti i AAK-së për Gazeta Blic.

Ai thekson se “në siguri nuk lejohen blofet as populizmat nga ana jonë, nga qeveria.”

Po ashtu, shton se duhet pasur besim se situata tejkalohet në koordinim me perëndimin.

“Dhe e fundit, ne duhet të kemi besim dhe këtë situatë ta tejkalojmë bashkë të radhitur me perëndimin”, deklaron Bekë Berisha, deputet i AAK-së.

Ndryshe, paralajmërime për sulme të reja nga Serbia kanë dhënë se fundi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla./Gazeta Blic/

Kurti alarmoi për sulme të reja, KFOR tregon si ushtarët amerikanë po patrullojnë për siguri afër Leposaviqit

Kurti: Ka shumë kriminel rreth kufirit të Kosovës, siguria tani është mbi të gjitha!

Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës