Sporti

Në Shqipëri e bëjnë të kryer, Mba lojtar i ri i Partizanit

01/29/2023 08:05
nga:Lorik J

Kristian Mba është i Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Në vijim pritet të mësohet shifra e paguar nga “demat” për 23-vjeçarin.

Nigeriani vjen nga skuadra e Trepçës, ku shënoi 10 gola në 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Ai ka dhuruar edhe 5 asiste.

Shumë shpejt Mba do të prezantohet me fanellën e kuqe. Ai vjen si zëvendësues për Skukën.