Lajme

Në sheshin e qytetit të Podujevës sot zbulohet shtatorja e Adem Demaçit

11/26/2023 08:34
nga:G B

Nën përkujdesjen e kryetarit të Prishtinës, Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.

Në këtë ngjarje i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e Demaçit dhe bashkëveprimtarë të tij nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare.

Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.