Lajme

Në ShBA miratohet shitja e mishit të krijuar në laborator

06/24/2023 14:26
nga:Y I

Në ShBA është miratuar shitja e mishit të krijuar në laborator, ose siç njihet ndryshe mishi sintetik.

Dy kompanitë e para qe e kane marre licencën nga departamenti amerikan i bujqësisë e konsiderojnë këtë një hap gjigant drejt një të ardhme më të qëndrueshme

Sipas prodhuesve, ky lloj ushqimi do të rritet në laborator përmes shumimit të qelizave muskulore të kafshëve. Madje pretendohet se do të jetë njësoj u ushqyeshëm dhe me të njëjtat vlera si mishi natyral.

Duke shtuar se edhe shija do të jetë i njëjtë prodhuesit shtojnë se eliminohet tërësisht përdorimi i antibiotikëve dhe se nuk do të theren më kafshë.

Një tjetër faktor pozitiv shihet dhe ulja e ndikimit të ndotjes në mjedis nga ulja e emetimit të gazrave.

Por përkundrejt këtyre në një studim të universitetit të Kalifornisë thuhet se kjo metodë sjell ndikim të dëmshëm në mjedis. Por mesa duket këto të dhëna nuk janë marrë parasysh.
Ne Singapor kjo licence është miratuar tre vite më parë.

Në kushtet e rritjes së madhe të popullsisë botërore dhe të nevojës për ushqim shkencëtarët janë përqendruar në rritjen e stimuluar të produkteve.

Ndërsa prodhimi në laboratorë shihet si një mundësi e mirë për të siguruar sasinë e duhur të ushqimit.