Lajme

Në Serbi raportohet se Vuçeviq do të japë dorëheqje sot

01/28/2025 11:15
nga:Y I

Mediat në Serbi raportojnë se kryeministri i këtij vendi Millosh Vuçeviq, do të japë dorëheqjen sot.

Siç është paralajmëruar, Vuçeviq do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 11:00 në Qeverinë e Serbisë, raport N1, duke ju referuar mediave të afërta me pushtetin.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje bëri thirrje për “rindërtim më urgjent dhe më të madh të Qeverisë”.

Beogradi është duke u përballë me protesta të mëdha të studetëve dhe punëtorëve.

Studentët protestues universitar të Serbisë të hënën nga ora 10:00, kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd.

Protestat në Beograd janë rritur që kur 15 persona humbën jetën pasi një pjesë një objekti u rrëzua në Nish në nëntor të vitit të kaluar duke kërkuar përgjegjësi./teve1.info/