Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.
“Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 10:00, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe Kosova ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka dalë në mbështetje të popullit ukrainas.
Zelensky del me një video-mesazh të ri: Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave


