Një rinumërim i votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Rumani është urdhëruar nga gjykata e lartë e vendit pas akuzave ndaj fituesit Calin Georgescu për realizim të fushatës kryesisht në rrjetin social TikTok.
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e paraqitura nga dy prej kandidatëve humbës që akuzuan Georgescu-n për financim të paligjshëm të fushatës.
Georgescu, një radikal pa parti të tijën, bëri fushatë kryesisht në TikTok. Platforma ka mohuar kategorikisht se ka favorizuar kandidatin e ekstremit të djathtë, pro-rus.
Georgescu fitoi 23% të votave, e dyta ishte Elena Lasconi, e opozitës Save Romania Union, me 19 për qind.
Kryeministri Marcel Ciolacu i socialdemokratëve qeverisës doli i treti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani duhet të vendosë se si do të bëhet rinumërimi, me çfarë personeli dhe me cilin afat, shkruan BBC