Në Rumani nuk presin që sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani të “shpërthejë” menjëherë tek Rapid Bukureshti, ashtu siç bëri Ermal Krasniqi tek Cluj.
Gazetari rumun i mediumit Antena Sport, Silviu Corneanu ka theksuar se Rrahmani duhet të adaptohet fillimisht në Rumani dhe të luftojë me konkurrencën, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk pres që të ‘shpërthejë’ shpejt si Krasniqi, atij do t’i duhet më shumë kohë, ai duhet të luftojë në fushë dhe në stërvitje me Duganzic, pasi ai shënon shumë gola për Rapidin”, tha fillimisht Corneanu për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai thotë se Rrahmani mund të luajë tek Rapid Bukureshti pas një muaji si startues, shkaku i adaptimit.
Unë pres që Rrahmani të luajë pas një muaji, pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve. Të shohim se si do të jetë, shpresojë që ai të jetë lojtari që Rapid Bucurestit i duhet”, përfundoi ai.
Kujtojmë se klubi i Rapid Bukureshtit pagoi 600 mijë euro për shërbimet e 22 vjeçarit, i cili nënshkroi kontratë 3 vjeçare me klubin rumun.
/GazetaBlic Sport