Sporti

Në Romë të dashuruar me Dybalan, krijohet një mural në qytet për të

07/23/2022 14:48
nga:Mergim Rreci

Artisti që bëri një mural të Paulo Dybala pas transferimit të tij në Romë tha se u deshën tre ditë për t’u përfunduar.

Artisti romak i rrugës Anonimo74 tha për La Gazzetta-n se nuk ishte një dizajn i shpejtë dhe e quajti atë “San Paulo la Joya”, përcjell GazetaBlic Sport.

Artisti shtoi se ardhja e Dybala ndihej e ngjashme me atë kur bashkatdhetari e tij, Gabriel Batistuta iu bashkua Romës në vitin 2000.

Dybala, i cili ka qenë pesë herë kampion i Serie A, iu bashkua Romës në një transferim të lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin.