Lajme

Në raste të ndara arrestohen katër turq në aeroportin e Prishtinës, prezantuan leje qëndrimi të falsifikuara

02/06/2025 10:36
nga:Sh R

Në katër raste të ndara janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, të cilët dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuara.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT- Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”