Lajme

Në rajonin e Ferizajt gjatë një jave, shqiptohen 1186 gjoba për kundërvajtje, hiqen 15 patentë shoferë

09/04/2023 12:35
nga:N K

Përgjatë një jave nga 28 gusht deri më 3 shtator, në rajonin e Ferizajt, janë shqiptuar 1186 gjoba për kundërvajtje, si dhe janë hequr 15 patentë shoferë, raporton Gazeta Blic.

Në këtë rajon gjithashtu janë raportuar 35 aksidente, 7 prej tyre me lëndime ndërsa 28 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.