Zyrtarë për media në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë njoftuar se kanë kryer me sukës një operacion të ndërlikuar e që në këtë klinikë është kryer për herë të parë te një paciente e moshës 21 vjeçe, shkruan Gazeta Blic.
Sipas mjekëve që kanë kryer këtë operim ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërorë.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare.
Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital.
Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore.
Ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje.


