Lajme

Në Prizren nisin punimet për ndërtimin e rrugës transitore – kryqëzimi me autostradë

03/02/2023 16:30
nga:Astrit Gashi

Komuna e Prizrenit ka përuruar fillimin e punimeve në projektin infrastrukturor (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) “Ndërtimi i rrugës transitore – kryqëzimi me autostradë”.

Kështu ka bërë të ditur vetë kjo Komunë përmes një njoftimi dërguar mediave.

Shaqir Totaj, kryetar i Komunës, tha se “kjo rrugë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në lëvizjen e lirë të tyre si dhe për vizitorët qasja në qytet do të jetë më e lehtë”.