Lajme

Në pritje të policëve të liruar në Merdarë dalin kolegët, por jo edhe qeveritarët

06/26/2023 13:27
nga:G B

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ndodhet në pikën kufitare në Merdarë, në pritje të mbërritjes së policëve kosovarë, që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë brenda Kosovës.

Siç raporton Klan Kosova, askush nga qeveritarët nuk është parë në këtë pikë kufitare për të pritur policët e liruar.

Kujtojmë se tre policët kosovarë janë liruar sot në procedurë të rregullt nga gjykata në Krilevë.