Lajme

Në pritje të mandatarit, Kurti: Të dielën mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, aty vendosim

09/04/2025 11:46
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm do të mbajë mbledhje të dielën.

Këtë përgjigje të shkurtë, deputeti i VV-së e dha pasi u pyet nëse partia e tij do ta dërgojë mandatarin për kryeministër tek presidentja e vendit.

“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën, aty do të vendosim”, u shpreh Kurti.

Ai paralajmëron se partia do ta mandatojë atë për kryeministër, edhe pse Kuvendi ende s’është konstituar.