Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit të tij, kjo është një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.
Tutje, ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim, si në fushën akademike ashtu edhe në industrinë e implanteve ortopedike.
Postimi i plotë:


