Lajme

Në Prekovc të Novobërdës gjenden armë me 268 copë fishekë

09/13/2024 11:18
nga:N K

Në fshatin Prekovc të Novobërdës është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se është konfiskuar një pushkë, dy pushkë tjera gjysmë automatike dhe mbi 200 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Fsh. Prekovc, Novobërd / 12.09.2024 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, dy pushkë tjera gjysmë automatike dhe 268 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.