Geek

Në prag të zgjedhjeve, BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me inteligjencë artificiale

03/27/2024 10:07
nga:N K

Në prag të zgjedhjeve evropiane që zhvillohen më 6-9 qershor Bashkimi Evropian u kërkoi Facebook-ut, TikTok-ut dhe platformave të tjera të mediave sociale që angazhohen dhe të ndërhyjnë për të penguar përhapjen e përmbajtjeve të falsifikuara përmes inteligjencës artificiale.

Parlamentarët evropianë miratuan në fillim të këtij muaji Ligjin për Tregjet Digjitale, i cili ndër të tjera merret edhe me çështjen e përmbajtjeve të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale në platformat e mëdha të mediave sociale.

Në ligj identifikohen 22 platforma mediash sociale, ndër to Snapchat, Instagram, YouTube dhe platforma X, dikur Twitter, të cilat konsiderohen si platforma “shumë të mëdha”. Dispozitat e ligjit do të hyjnë në fuqi me disa faza.

Shkelësit e ligjit mund të gjobiten që këtë vit. Komisioni Evropian publikoi edhe udhëzime për platformat e mëdha të mediave sociale, sepse Brukseli është mjaft i shqetësuar për ndikimin e “manipulimeve” dhe “dezinformacioneve” ruse ndaj zgjedhjeve evropiane.