Lajme

Në prag të vizitës në Itali, Osmani takohet me ambasadorin De Riu

01/17/2023 19:32
nga:Astrit Gashi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në prag të vizitës në Itali ka takuar ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Zyra e Presidentes, bën të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.

Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë.

Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.