Lajme

Në prag të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, shtohet prania policore në Hagë

09/16/2026 07:36
nga:L J

Gjykata Speciale në Hagë është në gatishmëri të shtuar në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

T7 po e përcjell nga afër zhvillimin e ngjarjeve, ka sjellë pamje nga terreni, ku shihet prani dhe mobilizim i shtuar i forcave policore pranë selisë së Gjykatës Speciale, ku sot pritet të shpallet vendimi.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot në orën 10:00, në një seancë publike.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nisi në prill të vitit 2023 dhe përfundoi me deklaratat përmbyllëse në shkurt të vitit 2026. Katër ish-krerët përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të dyshuara gjatë viteve 1998–1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.