Portieri shumë premtues kosovar, Altin Gjokaj po vazhdon që çdo ditë e më shumë të ketë rritje në karrierën e tij.
Me vetëm 17 vjeç, Altin Gjokaj debutoi me fanellën e Kosovës U21, duke luajtur një ndeshje fantastike ndaj Bullgarisë U21.
Gjokaj kishte disa pritje gjatë kësaj ndeshje, duke e shpëtuar dhe ofruar garanci për portën e ‘Dardanëve’. Ai mori përgëzime nga emra të njohur të futbollit kosovar për këtë paraqitje, atje ku u deklarua shumë i lumtur.
”Ishte një nga ndeshjet më emocionuese në karrierën time. Natyrisht që paraqitjet me Kosovën dhurojnë emocione dhe krenari. Jam shumë i lumtur që fitova besimin e trajnerit Tovërlani, poashtu i lumtur për komplimentet që mora për paraqitjen. Ky është vetëm fillimi dhe unë do të punojë fuqishëm që një ditë të jem në Kombëtaren A”, tha Gjokaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë që Gjokaj është portieri numër një tek skuadra e Drenicës në Ligën e Parë, por që vazhdimisht për të ka pasur interesim nga skuadrat më të njohura në vendin tonë dhe oferta poashtu nga jashtë vendi.
/GazetaBlic Sport/


