Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës sot rreth orës 13:20 kanë marrë një shumë parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, po kryhen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash.
Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.