Lajme

“Në Parlamentin e Kosovës janë ateistë më shumë se gjysma e deputetëve”

08/30/2021 18:31
nga:N M
Analisti Nexhmedin Spahiu ka nxjerr një përfundim se në Parlamentin e Kosovës më shumë se gjysma e deputetëve janë ateistë.
Spahiu përmes një postimi në Facebook tha se nëse Parlamenti i Kosovës është përfaqësues i njëmendtë, atëherë e shumta do të kishim një deputet ateist e 119 deputetë besimtarë.
Kjo pasi sipas tij, nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë dolën 0.48% ateistë, 0.32% agnostikë dhe 99.20% besimtarë.
Postimi i plotë:
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë dolën 0.48% ateistë, 0.32% agnostikë dhe 99.20% besimtarë. Nëse Parlamenti i Kosovës është përfaqësues i njëmendtë, atëherë në këtë parlament, e shumta do të kishim një deputet ateist e 119 deputetë besimtarë. Kur kihet parasysh që lënda e religjionit mësohet në shkolla publike në gjithë vendet evropiane pos Kosovës, Shqipërisë e Francës, atëherë del se në Parlamentin e Kosovës janë ateistë më shumë se gjysma e deputetëve!