Lajme

Në Paris, Blinken paralajmëron një momenti kritik për Ukrainën

04/02/2024 14:58
nga:Sh R

Ukraina është në një “moment kritik” në luftën e saj me Rusinë dhe ka nevojë urgjente për më shumë mbështetje perëndimore, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke ankuar për bllokimin në Kongres për një paketë ushtarake shumë miliardë dollarëshe për Kievin.

“Është absolutisht thelbësore t’u sigurohet ukrainasve atë që ata vazhdojnë të kenë nevojë për t’u mbrojtur, veçanërisht kur bëhet fjalë për municionet dhe mbrojtjen ajrore,” u tha Blinken gazetarëve gjatë një vizite në Francë.

“Është një arsye tjetër pse kërkesa buxhetore shtesë që Presidenti Joe Biden i ka bërë Kongresit të ShBA-së duhet të përmbushet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët të miratojë paketën e ndihmës ushtarake dhe financiare, por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson e ka mbajtur këtë çështje për muaj të tërë, duke përmendur prioritetet e brendshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë se nëse Ukraina nuk merr ndihmën, forcat e tij do të duhet të tërhiqen “me hapa të vegjël”, shkruan Reuters.